Ballina Lajme Ngjarja e mostruoze e kryqëzimit të shqiponjës në Përmet, shpendi nuk i...

Ngjarja e mostruoze e kryqëzimit të shqiponjës në Përmet, shpendi nuk i mbijeton plagëve

25
Pamje nga shpendi i keqtrajtuar

PËRMET-Shqiponja e keqtrajtuar që u raportua në Përmet nën pamjet e rënda tek vuante e balcamosur nga plagët, nuk ka arritur të mbijetojë. Pas denoncimit shpendin e morën autoritetet për ta rikthyer në jetë, por rezultoi e pamundur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bual të Përmetit një ditë më parë, ku u bë e njohur nga një video e publikuar që tregonte shpendin e gjallë të lidhur në gardh. Reagimet në lidhje me shpendin e keqtrajtuar u lidhën dhe faktin se shqiponja është simbol i identitetit kombëtar.