Njerëzit në nevojë, pensionistët, familjet me një kryefamiljar, me fëmijë të vegjël dhe me probleme të ndryshme sociale kanë qenë në qendër të vëmendjes së punës së bashkisë së Fierit për vite me radhë. Me një përkujdesje të rrallë, pavarësisht detyrës si kryetar i bashkisë Armando Subashi në çdo rast ka ditur të tregojë ndjeshmërinë, përkushtimin ndaj kësaj shtrese të banorëve të bashkisë që ai drejton.
Rasti më tipik është ai i organizmit dhe bashkëpunimit të fortë të strukturave të bashkisë, menaxhimin e situatës së rëndë në periudhën e pandemisë, duke iu ardhur në ndihmë në mënyrë të veçantë pensionistëve, por edhe familjeve rome të cilat jetojnë me një problematike të theksuar sociale dhe ekonomike. Bashkia e Fierit me politikat e saj ka qenë pranë familjeve pensioniste, të cilave iu shërbye për ato çfarë kishin nevojë: ushqime, detergjente, medikamente e dërgimin e pensionit në shtëpi.
Me qindra shporta ushqimore falas janë shpërndarë jo vetëm në këtë situatë, por edhe si para dhe pas pandemisë për komunitetin rom. Në sajë të bashkëpunimit të bashkisë së Fierit dhe mbështetjes së dhënë nga Programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës ROMACTED, “Terre des Hommes” dhe “Save the Children” janë lehtësuar, por jo zgjidhur përfundimisht këto problematika. Familjet në nevojë të Komunitetit Rom, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në skemën e ndihmës ekonomike kanë përfituar shporta ushqimore falas, vlera e të cilave është përballuar nga Fondi i Emergjencave të Bashkisë Fier.
Të shumta kanë qenë projektet që kanë synuar ardhjen në ndihmë të nxënësve të familjeve në nevojë në këtë bashki në kuadër të nisjes së vitit të ri shkollor të cilët janë ndihmuar me veshje dhe me aksesorë shkollorë. Këto iniciativa janë realizuar dhe në sajë të mbështetjeve sa me shoqatat e huaja apo dhe vendase.
Nëse do të hedhësh një vështrim në përmbajtjen e një mbledhje rutinë të këshillit bashkiak do të bjerë në sy që trajtohen dhe miratohen pika të rendit të ditës që kanë të bëjmë me miratimin e listës emërore të së familjeve të pastreha që kanë aplikuar për tu trajtuar me një nga programet sociale të strehimit, të miratimit të subvencionit të qirasë për familjet e pastreha, që banojnë me qira në tregun e lirë dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për ta përballuar vetë gjithë vlerën e qirasë.
Mes tyre nuk do të mungojnë dhe projektvendimet për dhënien e ndihmës ekonomike, apo edhe për trajtimin me ndihmë financiare të familjes së shtetasve të ndryshëm në bashkinë e Fierit sa në qytet, po edhe në të gjitha njësitë administrative të saj. Aktualisht nga programet sociale të zbatuara gjatë këtyre viteve kanë përfituar rreth 440 familje banesë sociale banesë me kosto të ulët apo kredi të butë, si dhe rreth 100 familje janë trajtuar me bonues qiraje./Tv Kombi/