Nga Mallakastra Balla akuzon Sali Berishën dhe Ilir Metën si shkaktarë të shkatërrimit të industrisë së naftës. Kandidati socialist, kryetari aktual i bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj në një takim me gratë dhe vajzat ka pohuar se” Kemi një sërë projektesh për katër vjeçarin e ardhshëm, ndërkohë që u gjet modeli i çakullit dhe zyrave “.
Ai është ndalur në transformimet e mëdha që ka pësuar qyteti dhe zonat rurale, por këto ndryshime do të thellohen akoma dhe më shumë në sajë të mbështetjes së 14 majit. Ndërsa Kryetari i Grupit Parlamentar dhe njëherësh Drejtuesi politik i PS për qarkun Fier, Taulant Balla i pranishëm në këtë takim është shprehur se, Mallakastra dhe Ballshi duhet që votën e tyre ta orientojnë drejt së ardhmes dhe jo të kthehen nga e shkuara ku Saliu dhe Iliri e privatizuan rafinerinë e Ballshit pa ditur askush se sa u shit dhe sa para hynë në arkat e shtetit për privatizimin e një prej pasurive më të mëdha kombëtare sikurse ishte rafineria e Ballshit, por kjo çështje tashmë i takon drejtësisë.
Balla u bëri thirrje çdo vajze, çdo gruaje, çdo qytetari që të votojnë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën duke ecur përpara, pa e kthyer më kokën pas. “Që prej vitit 2012 kam denoncuar dhe vazhdoj të denoncoj atë që bëri Sali Berisha dhe Ilir Meta me Ballshin dhe me rafinerinë. E privatizuan rafinerinë pa ditur askush se sa u shit dhe sa para hynë në arkat e shtetit për privatizimin e një prej pasurive më të mëdha kombëtare sikurse ishte rafineria e Ballshit, por kjo çështje tashmë i takon drejtësisë dhe ndaj unë i bëj thirrje çdo vajze, çdo gruaje që ne na duhet të vazhdojmë përpara me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Nuk duhet të kthehemi mbrapa as te Saliu as te Ilir Meta, këta të dy i kanë hyrë në hak Ballshit.
Kush voton për Partinë Socialiste tregon se e do Mallakastrën, kush e shet votën tek kandidati i vulës së pa vulë nuk e do Mallakastrën”, u shpreh Balla. Gjithashtu Balla theksoi se, mbështetja e drejtpërdrejtë që qeveria dha për naftëtarët pas mbylljes së rafinerisë tregon edhe njëherë mbështetjen që Partia Socialiste ka treguar ndaj naftëtarëve.
“Mbështetja e drejtpërdrejtë që qeveria dha për naftëtarët pas mbylljes së rafinerisë, si dhe rritja e pagës minimale ku çdo naftëtar që është ende pa punë në Ballsh prej fillimit të prillit mer 400 mijë lek të vjetra si ndihmë apo si asistencë. Ne do të vazhdojmë të kujdesemi që ta orientojmë Ballshin drejt tregut të punës në mënyrë që punesimi të mbetet një prej objektivave tona themelore”, u shpreh Balla ndërkohë që u mbollën drurët elektoralë në mjediset e liqenit të qytetit.
/TV KOMBI/