Ballina Lajme Nga Ksamili në Velipojë/ Policia Kufitare bllokon 27 mjete lundruese, gjobit drejtuesit

Nga Ksamili në Velipojë/ Policia Kufitare bllokon 27 mjete lundruese, gjobit drejtuesit

17

Policia Kufitare së bashku me njësinë Policore Detare kanë njoftuar bllokimin e 27 mjeteve lundruese përgjatë bregdetit shqiptar në kuadër të operacionit “Siguria Detare”. Mësohet se mjetet e bllokuara janë 18 jet ski, 4 skafë dhe 5 gomone. 12 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 11 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 4 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë. Drejtuesit e 22 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili, me masë administrative 10 000 lekë, për mungesë dokumentacioni.