Ballina Lajme Nga kondicioneri, lavatriçja e frigoriferi, Balluku: Këto janë aktivitetet shtëpiake që mbulojnë...

Nga kondicioneri, lavatriçja e frigoriferi, Balluku: Këto janë aktivitetet shtëpiake që mbulojnë 800 kWh 

1

Duke filluar nga data 1 tetor, të gjitha familjet që harxhojnë mbi 800 kilovat energji në muaj, do ta paguajnë me 42 lekë/kilovati. Megjithatë, ka mundësi kursimi për të “shpëtuar” nga një faturë e shtrenjtë  energjisë, teksa Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku ka publikuar edhe aktivitetet shtëpiake që mbulojnë 800 kWh.

Balluku i bën thirrje qytetarëve për kursim të energjisë, teksa thekson se kriza energjetike ka prekur të gjithë botën.

“Çfarë aktivitetesh shtëpiake mbulojnë 800kWh? Lexoni tabelën dhe krahasoni konsumin tuaj mujor. Kursimi është ajo çka të gjithë duhet të bëjmë në këtë moment të vështirë të krizës energjetike në mbarë botën. Kursejmë që të kemi!”, shkruan Balluku.

Ditën e premte, Enti Rregullator i Energjisë miratoi vendosjen e fashës prej 800 kilovatësh për abonentët familjarë. Vendimi i marrë nga Enti Rregullator i Energjisë do jetë në fuqi deri më 31 dhjetor, kur do të rishikohet sërish.