Tv Kombi
Kandidati i koalicionit “ Bashkë Fitojmë ” për kryetar bashkie në Fier , Evdar Kodheli, fjalën e tij pershëndetëse në kuadër të hapjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 14 Majit në stadiumin “ Air Albania”, e ka nisur me nevojën emergjente për ndryshim rrënjësor, nder dhe dinjitet duke theksuar se në programin e tij synon pikë së pari, te frenojë largimin e të rinjve nga qyteti.
Fieri sot, ka nevojë më shumë se kurrë, për zërat, idetë, praninë e të rinjve, që kanë marrë arratinë sepse shpresa u vra. Beteja jonë është e vështire sepse duhet te luftojmë kundër një grupi njerëzish të Rilindjes që janë gati të bëjnë gjithcka për pushtet e para me qëllimin për ti sherbyer vetes dhe ortakëve të tyre , shtoi ndër të tjera kandidati Kodheli.
Ata po rrëmbejnë përmes korrupsionit dhe veprimeve të jashtëligjshme fondet publike dhe pasuritë e qytetit duke e shpopulluar frikshëm Fierin . Në këtë betejë nuk ka kurrfarë egoje personale , pasi kjo është një betejë e pastër për interesat e qytetarëve të bashkisë ka thënë Kodheli në fjalën e tij pasi me programin tonë dinjitoz për zhvillimin e të gjithë sektorëve , do të rikthejmë shpresën e humbur në Bashkinë me nëntokën më të pasur dhe mbitokën më të errët. Ejani t’ia dalim, Fieri është në dorën tuaj !Ti kthejmë dinjitetin ,vlerat shpresën , buzëqeshjen e rininë , ka apeluar fuqishëm në fund të fjalës së tij, kandidati Kodheli pasi marshimi drejt fitores në 14 Maj është i pandalshëm.