Ballina Rajoni Nga 1 prilli paga minimale në Greqi shkon në 780 euro

Nga 1 prilli paga minimale në Greqi shkon në 780 euro

1

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka bërë me dije se nga data 1 prill, paga minimale do të jetë 780 euro nga 650 që ishte.

Gjatë një takimi me Ministrin e Punës, Kostis Hatzidakis në Megaro Maximos, Kryeministri deklaroi se shuma e rritjes së pagës minimale arrin në 9.4%, ndërsa theksoi se kjo është rritja e tretë e pagës minimale.

 “Nga 1 prilli do të arrijë në 780 euro nga 650 që ishte në vitin 2019. Që nga ajo kohë, në të ardhurat e afërsisht 600 mijë punëtorëve u janë shtuar pothuajse tre paga shtesë në vit”, tha ai teksa shtoi se kjo rritje e pagës minimale është në kufirin e sipër të mundësive të qeverisë, por brenda mundësive të biznesevel, raporton Kathimerini.

 “Nuk kam iluzione. Ne e dimë që në vendin tonë pagat janë ende të ulëta dhe ato janë të ndrydhura më tej nga inflacioni i importuar. Kjo rritje e re padyshim që nuk e zgjidh problemin, por sigurisht ofron një lehtësim shumë të rëndësishëm dhe mbi të gjitha, tregon synimin tonë për të përmirësuar pagat si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat”, theksoi ai.

/rtsh.al/