Prestigjiozia “The New York Times”, i kushton një reportazh lumit të fundit të egër të Europës, Vjosës. Ndërsa Shqipëria e shpalli atë në fillim të këtij viti, Park Kombëtar, njëkohësisht Vjosa u listua mes 52 vendve që duhet të vizitohen patjetër këtë vit.
Për prestigjiozen amerikane, Vjosa është një shembull i balancës se si ruhet një park natyror dhe njëkohësisht, eksplorohet. Gazetarja Maria Mavropulo, rrëfen me detaje, udhëtimin e saj në parkun e mbrojtur prej 12.727 hektarësh. Udhëtarët e saj më të zakonshëm janë ato që shkojnë të Vjosë me biçikleta, ose të tjerë që duan rafting.
“Lugina e lumit njihet për fushat dhe pemishtet e saj pjellore. Një stendë buzë rrugës shet pjepër, qepë dhe prodhime të tjera në një ditë të fundit të verës.”- kjo është një nga ndjesitë dhe momentet që gazetarja e “The New York Times”, rrëfen në reportazhin e saj kushtuar kësaj perle të natyrës.
Nuk mungojnë aktivitetet që promovojnë produktet bio të zonës, por edhe bukurinë e pazbuluar të Vjosës. Duhen disa ditë, për të ndjekur rrjedhën gjarpërushe të Vjosës, që shtrihet në një natyrë të bukur, e bashkë më të, të zbulosh qytet përbri. Siç është Përmeti, apo të shkosh deri në pikën e fundit të saj.
Kaq duhet për të zbuluar edhe qytetet e tjera si ku shtrihet një prej degëve të lumit Gjirokastrën dhe Vlorën. Lumi Vjosa, i gjatë 270 kilometra, është shtëpia e 1100 specieve shumë prej tyre të rrezikura. Ndonëse konsiderohet si zemra e Europës, Vjosa është destinacioni më i rrallë, që mund të vizitohet, duke ofruar një larmishmëri peisazhesh natyrore.
Tv Klan