Ballina Lajme Nesër Samiti i BE dhe protesta e opozitës/Berisha: Populli opozitar do të...

Nesër Samiti i BE dhe protesta e opozitës/Berisha: Populli opozitar do të mbushë rrugët në një protestë të fuqishme

1

Kreu i PD, Sali Berisha, ka dalë në një deklaratë për mediat këtë të hënë ku po flet për protestën e opozitës të thirrur ditën e nesërme, kur në Tiranë do të zhvillohet samiti mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Berisha tha se nesër populli opozitar do të mbushi rrugët e sheshet e Tiranës në një protestë të fuqishme në mbrojtje të vlerave europiane, që sipas tij janë rrezikuar nga kryeministri Rama.

“Nesër ne populli opozitar do të mbushim rrugët sheshet e Tiranës në një protestë të fuqishme në mbrojtje të vlerave europiane, tmerrësisht të rrezikuar nga Rama dhe njerëzit e tij.

Çdo shqiptar që do fëmijët e tij dhe që beson që kushti është vota e lirë të bashkohet nesër në shesh port ti dyshmuar lidershipit evropian se ne jemi në betejë me armikun e votës, Edi Ramën.

Për të dëshmar se përfaqësuesi i Shqiperisë në atë samit e ka karrigen të ngritur mbi dhunimin e votës së shqiptarëve, drogën, trafiqet narkoshtetin e ndërtuar në Shqipëri mbi vjedhjet e mëdha, të paimagjinueshme për një vend evropian”-tha Berisha.