Ballina Lajme Nëse konsumoni këtë ushqim për mëngjes, do të përmirësoni shëndetin e zemrës...

Nëse konsumoni këtë ushqim për mëngjes, do të përmirësoni shëndetin e zemrës tuaj

1

Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm, i cili do t’ju sigurojë energjinë që ju nevojitet. Dhe pse mund të preferoni drithërat ose disa fruta si vaktin tuaj të parë të mëngjesit, hulumtimet kanë treguar se vezët janë në fakt një zgjedhje më e mirë, pasi ato mund të ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës suaj.

Në studimin e publikuar nga “eLife”, morën pjesë 4778 pjesëmarrës nga mosha 30 deri në 79 vjeç. 1,377 prej tyre nuk kanë pasur sëmundje kardiovaskulare më parë, ndërsa 3,401 kanë pasur dhe të gjithë janë pyetur se sa shpesh hanë vezë, si dhe ushqime të tjera si orizi, mishi dhe perimet.

Kur autorët e studimit shikuan gjakun e pjesëmarrësve, ata zbuluan se ata që hanin rregullisht vezë kishin më shumë apolipoproteinë A1 në sistemet e tyre, gjë që mund të çojë në krijimin e molekulave të lipoproteinës me densitet të lartë që ndihmojnë në parandalimin e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.

Përveç kësaj, ata që përfshinin vezë në dietën e tyre kishin më pak metabolitë të lidhur me sëmundjet e zemrës. “Së bashku, rezultatet tona ofrojnë një shpjegim të mundshëm sesi konsumimi i një sasie të moderuar vezësh mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës”, tha Canking Ju.

Në të njëjtën kohë, Yu pranoi se “duhen më shumë kërkime për të konfirmuar rolet shkakësore që luajnë metabolitët e lipideve në marrëdhënien midis konsumit të vezëve dhe rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare