Ballina Lajme Politike Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj flet me nota respekti për punën e...

Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj flet me nota respekti për punën e Armando Subashit.

2

 

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj e pranishme në një takim elektoral të kryetarit Armando Subashi ka sjellë në kujtesë vitet e fillimit të karrierës së saj në sistemin e drejtësisë ku kontaktin e parë e ka pasur me Subashin në atë kohë kryetar gjykate, ndërsa ajo në prokurori. Por edhe çështja e parë gjyqësore do t’i përballte të dy: ai gjyqtar e ajo prokurore.

Ajo praninë e saj në atë takim e cilëson kthim të respektit të mikëpritjes në ato vite si koleg dhe shok dhe si bashkëpunëtor, por respekt dhe për gjithë fierakët dashamirës. Duke kujtuar veprimtarinë në komisionin e ligjeve ata e quanin njeri-tjetrin shokë banke, ndaj tha Felaj unë sot kam ardhur për shokun e bankës.

Ndihem realisht e nderuar të flas sot për Armandon Sepse e kam prekuar, unë jam vajzë e kësaj zone,jam vajzë e rritur në Berat, e kam prekur gjithë ndryshimin dhe transformimin që ka ndodhur në Fier. Sigurisht ne do të merrnim kohën pa fund pasi aq të shumta janë punët që ai ka kryer në këto tetë vite” tha ajo.

 

/Tv Kombi/