Ballina Lajme Politike Nënkryetari i Partisë së Lirisë thirret në SPAK, Braimllari jep llogari për dosjen...

Nënkryetari i Partisë së Lirisë thirret në SPAK, Braimllari jep llogari për dosjen e lobimit të LSI në SHBA pas ardhjess së letërporosisë nga Uashingtoni

1

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari është paraqitur pak ditë më parë në SPAK. Braimllari është pyetur në SPAK për çështjen e lobimit ne SHBA. Pyetja pas ardhjes se letër porosisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Braimallari është pyetur ne cilësinë e ish Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari është paraqitur pak ditë më parë në SPAK. Braimllari është pyetur në SPAK për çështjen e lobimit ne SHBA. Pyetja pas ardhjes se letër porosisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Braimallari është pyetur ne cilësinë e ish Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Shtatorin e vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme në kuadër te hetimit nisur ndaj Ilir Metës nisi një letërporosi në SHBA ku kërkoi të dhëna nga departamenti FARA ku janë regjistruar kompanitë e lobimit në Departamentin e Drejtësë atje. SPAK ka vënë nën hetim ish presidentin Meta pas kallzimit të ish deputetit Halit Valteri i cili pretendon se për llogari të LSI janë shpenzuar 700.000 dollarë por të padeklaruara për qëllime lobimi.

Dërgimi i letër porosisë në SHBA ERDHI pas disa veprimeve hetimore në Shqipëri si kërkesa dërguar KQZ për të patur një kopje të formularit të dekriminalizimit të Ilir Metës po ashtu edhe të dhënat e certifikatës familje të zotit Meta. Ish presidenti tashmë kreu Partisë së Lirisë në javët në vazhdim me të gjitha gjasat do të thirret të dëshmojë në SPAK bashkë me Petrit Vasilin i cili drejtonte LSI në kohën kur ka ndodhur ky lobim i pretenduar i padeklaruar.