Kryeqyteti u trondit mbrëmë nga një atentat me armë zjarri që ndodhi në një lokal ku për pasojë një prej punonjëseve humbi jetën.
Bëhet fjalë për Mimoza Pajen, rreth 60 vjeçe, e cila punonte si kameriere dhe banakiere e lokalit ku ndodhi ngjarja, për të cilën thuhet se shënjestër për të vrarë kishte Sahit Muratin, xhaxhai i Fation Muratit, i dyshuar si vrasës me pagesë.
Ndërkohë, djali i viktimës ka prekur me një mesazh kushtuar nënës së tij në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se; “Mallkuar qofshin ato plumbat qe i zbrazen ne trupin tend qofsh e xhenetit mam 😭😭😭😭😭”.
Kujtojmë se të plagosur mbetën; Astrit Meraj, Emanuele Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli si dhe një vajzë 10-vjeçare.
Balkanweb mëson se vajza e mitur, është mbesa e viktimës.
(BalkanWeb)