Ballina Lajme Nëna e shqiptares së vrarë në Greqi: “Na dhanë kutitë me hi...

Nëna e shqiptares së vrarë në Greqi: “Na dhanë kutitë me hi të fëmijëve”

18

Sot në disa prej qyteteve kryesore të Greqisë janë zhvilluar tubime e marshime për 1-vjetorin e tragjedisë me 57 viktima në Tempi. Një vit më parë, si pasojë e përplasjes së dy trenave në Tempi, Larissa, humbën jetën 57 persona, e mes tyre edhe 6 shtetas shqiptarë.

Nëna e 20-vjeçares shqiptare, Klaudia Lata që humbi jetën në këtë tragjedi, shprehu zemërimin dhe pikëllimin e saj për humbjen e vajzës 20-vjeçare. Duke folur për mediat greke ajo tha se sot është dita më e vështirë e jetës së saj, pasi Klaudia nuk është më mes tyre. Ajo thotë se tre ditë pas tragjedisë, trupin e Klaudias ia sollën me qese të zeza, pasi i kishte mbetur vetëm hiri.

 

“Sot është dita më e vështirë e jetës sime, zija është e madhe, na mungon shumë. Kisha një shpresë si një nënë për ta gjetur të gjallë, por tre ditë më vonë ma sollën me një thes të zi… Na e dogjën fëmijën dhe na e dhanë në një kuti hiri “.

Teksa i dridhej zëri, ajo kërkoi sërish drejtësi dhe llogari duke theksuar se do të luftojë, “që të mos qajë nënë tjetër si unë”.