Ballina Lajme Nëna e re vdiq 4 ditë pas lindjes/ “Nuk referoi asnjë patologji...

Nëna e re vdiq 4 ditë pas lindjes/ “Nuk referoi asnjë patologji shoqëruese”, reagon materniteti “Koço Gliozheni”:

1

Materniteti ‘Koço Gliozheni’ ka reaguar në lidhje me vdekjen e 30-vjeçares, e cila 4 ditë më parë solli në jetë fëmijën e saj.

Në një deklaratë për mediat, spitali thekson se pas 4 ditësh, nëna është paraqitur në maternitet me gjendje debulese dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Po ashtu thuhet se e reja ishte shtruar në spital më datë 28 janar dhe nuk ka referuar asnjë patologji shoqëruese, ndërsa bëhet e ditur se lindja natyrale ka shkuar mirë, duke sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm, rreth 5 kg.

REAGIMI I MATERNITETIT

Materniteti “Koco Gliozheni” i shpreh ngushëllimet familjarëve të së ndjerës me inicialet M.V., e cila ka ndërruar jetë disa ditë pas lindjes së foshnjës.
30-vjecarja është shtruar në spitalin tonë më datë 28 janar dhe nuk ka referuar asnjë patologji shoqëruese.
Lindja natyrale ka shkuar mirë, duke sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm. Pas 48 orësh qëndrimi në spital, ku ka marrë shërbimin e nevojshëm, nëna ka dalë nga spitali me dëshirën e saj, në gjendje shëndetësore të stabilizuar.
Disa ditë pas lindjes nëna e re është paraqitur në spital me dobësi trupore dhe menjëherë, pacientja është shtruar në repartin e terapisë intensive, ku është trajtuar komfom të gjitha protokolleve mjekësore.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, gjendja e pacientes është rënduar në mënyrë të shpejtë, duke ndërruar jetë. Priten rezultatet e Mjekësisë Ligjore për të mësuar shkakun e humbjes së jetës së pacientes.
(BalkanWeb)