Ballina Lajme Nëna e 43-vjeçarit që vrau kunatën tregon detaje rrëqethëse: Migena dhe Rolandi...

Nëna e 43-vjeçarit që vrau kunatën tregon detaje rrëqethëse: Migena dhe Rolandi kishin ditëlindjen

2

Ikbale Sinani, e ëma e Roland Sinanit, 43-vjeçarit që vrau kunatën e më pas dhe veten, ka treguar një detaj lidhur me viktimën e ngjarjes të së shtunës. Në një intervistë, ajo tha ditën e djeshme kishin planifikuar të dilnin të blinin ushqime për të festuar ditëlindjen e bashkëshortit të Migenës, Erjonit që e kishte me datë 11 dhe të 37-vjeçares që e kishte me datë 13 prill. Ndaj dhe dy ditëlindjet i festonin bashkë.

“U çova në tre të natës kur hapa derën pashë Landin gjumë. I thashë ça ke, më tha që nuk kishte gjumë. I thashë të shtrihet gjumë dhe të çohet nesër të blemë ca pula se kishte Erjoni dhe Migena ditëlindjen e ti festonim t të dy ditëlindjet së bashku. Mirë tha Rolandi. 11 e kishte Erjoni me 13 e kishte Migena. Sapo u shtriva, nuk zgjati gjysmë ore, dhe dëgjova një krismë. U çova shkova te dhoma e Migenës, po çante goca, Landi ishte në korridor. Nuk pashë as gjak as asgjë. Ma tha çuni me gojën e vet se e ka vrarë Migenën,”- tha ajo.

Migena Sinani u vra rreth orës 04:00 teksa flinte me vajzën e saj vetëm dy vjeçe. Roland Sinani e qëlloi për vdekje në shtrat, ndërsa më pas doli në oborr dhe u vetëvra. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, por djali në momentin që ndodhi krimi, po flinte me gjyshërit në dhomën tjetër. Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist dhe në momentin që ndodhi ngjarja nuk ishte në banesë.