Ballina Lajme Politike   Nën moton “Me njerëzit, për njerëzit” kryetari i bashkisë Armando Subashi...

  Nën moton “Me njerëzit, për njerëzit” kryetari i bashkisë Armando Subashi zhvilloi një takim me banorët e Njësisë Administrative në Levan. Subashi: 14 maji, dita e fitores së madhe të socialistëve në bashkinë e Fierit.

3

Në takimin e zhvilluar me banorët e Njësisë Administrative Levan kryetari i bashkisë Armando Subashi duke bërë  një përmbledhje të punëve të kryera ndër vite ka premtuar se projektet e nisura për transformimin e kësaj njësie do të vijojnë edhe pas 14 majit përmes mbështetjes së fuqishme që kryeministri Edi Tama do të vazhdojë t’i japë Fierit edhe në të ardhmen. Sipas Subashit ndër vite janë zhvilluar projekte të mëdha investuese të cilat kanë ndryshuar rrënjësisht jetën dhe kushtet e punës së fermerit të kësaj njësie administrative, duke shënuar kështu rezultate të kënaqshme në drejtim të zhvillimit të ekonomisë rajonale.  

Subashi në fjalën e tij ka pohuar se  problematika e viteve të mëparshme ishte e përqendruar në kërkesat e komunitetit për më shumë rrugë, më shumë ujë të pijshëm, shkolla më të mira, pastrimin e plehrave,  për pastrimin e kanaleve kullues dhe vaditës.  Këto ishin disa nga  kërkesat më të domosdoshme, më jetike që praktikisht çdo familje duhet t’i ketë të garantuara,-ka pohuar ai.

Ai është ndalur në zhvillimet dhe investimet e kryera në drejtim të parandalimit dhe minimizimit të përmbytjeve nga lumi Vjosa të cilat nga viti në vit janë reduktuar, por me synimin për përjashtimin e kësaj mundësie shihet ajo e zgjerimit të urës në autostradë e cila nga 80 metra hapësirë dritë duhet të shkojë minimalisht 180 metra hapësirë dritë për të zhdukur kështu dukurinë e përmbytjes. Subashi ka pohuar që kjo ka qenë një porosi e kryeministrit dhe është punuar në këtë drejtim me një projekt i cili pritet të financohet. Ai ka përmendur gjithashtu investimeve në drejtim të sistemit të kanalizimeve të vaditjes dhe kullimit të cilat kanë bërë që të ketë dukshëm rezultat në shpejtësinë e kullimit të tokave bujqësore në periudha shirash dhe përmbytjesh. Efektivitet të lartë,- ka theksuar Subashi,- ka dhënë  investimi në degën e Martisë me veshje me beton në të dy anët e saj në një gjatësi rreth 3 km.  Ai ka parashtruar dhe planin e investimeve në këtë njësi si ajo e riveshjes nga rruga nacionale dhe në bredhësi të fshatrave, atë të shkollës në shtrim oborri, heqje çatie dhe ngritje me një metër të nivelin ekzistues etj.

“Fieri mbetet kryeqyteti i socialistëve dhe kjo do të na japë mundësinë që praktikisht t’i themi Edi Ramës që Fieri e mbështet PS dhe Fieri ka nevojë për më shumë financime, edhe pse këtu janë bërë shumë”-ka theksuar Subashi duke shprehur bindjen se 14 maji do të jetë dita e fitores së madhe të socialistëve në bashkinë e Fierit.

Në këtë takim drejtuesi politik, deputeti Taulant Balla do të shprehej se PS mbetet forca politike më e madhe, më e fortë jo në Shqipëri, por në të gjithë shqiptarinë.

‘‘E them këtë, sepse ajo që e dallon PS është fakti i pakundërshtueshëm se gjatë gjithë historisë së saj prej 12 qershorit 1991 nuk gjen kush një moment që Partia Socialiste të ketë tradhtuar interesat kombëtare shqiptare.”-ka theksuar Balla. Sipas tij kjo fitore e madhe që na pret në Fier duhet të jetë një fillim i fitores së mandatit tonë të katërt. Balla ka vënë theksin dhe te votimi për këshillin bashkiak me qëllim që të kemi një parlament vendor që do të mbështesë me votën e tij projektet e zhvillimin ekonomik të kësaj bashkie.   / TV Kombi/