Ballina Lajme Negociatata, Santos mesazh urimi Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste: Shqipëria do të...

Negociatata, Santos mesazh urimi Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste: Shqipëria do të vazhdojë të jetë shembull për të gjithë 

1

Negociatata, Santos mesazh urimi Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste: Shqipëria do të vazhdojë të jetë shembull për të gjithë

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos i ka dërguar një mesazh urimi Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste me rastin e mbajtjes së konferencës së parë Ndërqeveritare sot në Bruksel mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Në mesazhin e saj të urimit Santos teksa i shpreh Urimet deputetëve të grupit të mazhorancës deklaron se:

“Është koha për të vazhduar në këtë rrugë dhe me reformat shumë të suksesshme të ndërmarra nga vendi juaj.

Jam e sigurtë se Shqipëria do të vazhdojë të jetë shembull për të gjithë dhe do të vazhdojë të ecë përpara me shumë entuziazëm drejt integrimit evropian”, shkruan Santos.

Mesazhi i plotë i Isabel Santos:

Të nderuar Deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,

Urime për takimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare dhe për ecjen përpara në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

Është koha për të vazhduar në këtë rrugë dhe me reformat shumë të suksesshme të ndërmarra nga vendi juaj.

Jam e sigurtë se Shqipëria do të vazhdojë të jetë shembull për të gjithë dhe do të vazhdojë të ecë përpara me shumë entuziazëm drejt integrimit evropian.

Më lejoni të përcjell urimet e mia më të përzemërta dhe t’ju uroj shumë sukses për rrugën e anëtarësimit që do të vazhdojmë t’a përshkruajmë së bashku.

Juaja sinqerisht,

Isabel Santos