Ballina Lajme Politike Në takimin me banorët e Varibopit dhe Vjosës në njësinë administrative Cakran,...

Në takimin me banorët e Varibopit dhe Vjosës në njësinë administrative Cakran, kryetari Armando Subashi premton vazhdimin e gjithçkaje të nisur për transformimet e mëdha në infrastrukturë, bujqësi, ekonomi.

6

Gjatë takimit me banorët banorët e Varibopitdhe Vjosës në njësiadministrative Cakrankryetari Armando Subashi është ndalur në një masakrim që i është bërë sistemit të vaditjes së Selishtës nga prerja përmes kanalit si pasojë e ngritjes autostradës në qeverisjen e Berishës. Nga kjo ndërprerje mungon uji që kanali duhet ta sillte nga stacioni i pompave në Selishtë në fushën e Cakranit me një sipërfaqe mbi një mijë ha duke bërë që prej disa vite këto toka nuk kanë mundësi që të vaditen. Për të zgjidhur këtë problem Subashi ka bërë tëditur se  ka përfunduar projekti që parashikon një rehabilitim të gjithë stacionit të pompave në Selishtë dhe me fillimin e punës dhe rehabilitimin e asaj vepre  zgjidhet një herë e mirë problemi i vaditjes së tokave bujqësore në fushën e Cakranit, por edhe të pjesës së Varibopit dhe Vjosës.

Viti 2015 ishte viti i parë kur u krijuan bashkitë e reja dhe të mëdha, mbaj mend në atë fushatë kemi shkelur çdo fshat dhe kemi dëgjuar me kujdes gjithë problematikat që realisht kishin dhe ato ishin kudo të njëjta”,është shprehur ai.

Subashi në fjalën e tij ka pohuar se  problematika e viteve të mëparshme ishte e përqendruar në kërkesat e komunitetit për më shumë rrugë, më shumë ujë të pijshëm, shkolla më të mira, pastrimin e plehrave,  për pastrimin e kanaleve kullues dhe vaditës.  Këto ishin disa nga  kërkesat më të domosdoshme, më jetike që praktikisht çdo familje duhet t’i ketë të garantuara,-ka pohuar ai

Sipas tij, sot shumë nga ato probleme qëkemi gjetur në 2015 janë zgjedhur duke shtuar se sa më shumë punë të bësh aq më shumëpunë ke për të bërë. Ai është ndaluar nëinvestimet në sistemin e ujitjes dhe kullimit, tëcilat kapi shifrën e mijërave kanale tëpastruara dhe të mijëra ha sipërfaqe të cilat janë shpëtuar nga mos kullimi dhe sigurisht është filluar të vaditen parcela që iu ka munguar për vite me radhë uji. Ai është ndalur në investimet në infrastrukturën rrugore qëishte bërë një pengesë e lidhjes së fermerëve, prodhimeve të tyre dhe tregtarëve që nga gjendja e keqe e rrugëve nuk afroheshin për tëblerë këto prodhime.

Si pasojë e investimeve, tha Subashi, janë njënumër i paktë fshatrash që ende nuk janëlidhur me asfalt me qendrën e njësisëadministrative. Duke u ndalur në investimet e pritshme ai përmendi atë të punimeve nga Vjosa në Frakull të vogël dhe mbyllja e kësaj unaze krijon premisa të shumta për linjën e transportit urban. Ai është ndaluar dhe njëtjetër investim në rrjetin e ujit të pijshëm në fshatin Varibop, duke e cilësuar si një nga shembujt ku është ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit si në shumë fshatra të tjerë duke i dhënë zgjidhje një problemi jetik për banorët e këtij fshati. Në lidhje me ndriçimin Subashipohoi faktin se krahas  instalimit të nëntë mijëndriçuesve, nga të cilët tre mijë kanë qenë me panele diellorë, pjesa tjetër ndrues tëzakonshëm, do të blihen këtë vit dhe do të instalohen dy mijë të tjerë. Kjo detyrë do tëquhet e përmbushur kur ndriçimi të shkojë nështëpinë e fundit të lagjes apo fshatit.

Edhe në 14 maj, kështu si jemi, jo vetëm në Cakran, për edhe këtu në fshatrat tuaja, por besoj në të gjithë bashkinë e Fierit do të marrim një rezultat fantastik dhe besoj do të dalim faqebardhë nga kjo betejë e radhës që kemi përpara

Ai ka kërkuar që këshilli bashkiak të jetëme shumicë dërrmuese i Partisë Socialiste.

Fitorja e këshillit bashkiak ka një rëndësi shumë të madhe nga pikëpamja politike dhe normalisht i jep një goditje përfundimtareSaliut dhe Ilirit që mbas 14 majit të marrin atëqë u takon dhe të shkojnë atje ku e kanëvendin, duke i hapur rrugën reformimit  tëpartive të tyre, por duke hapur rrugën vazhdimit dhe  zhvillimit të Shqipërisëpërpara.”- tha Subashi në këtë takim. Sipas tij do të vazhdojmë të jemi në punë. Unë nuk e lidh me 14 majin  dhe çfarë kemi parashikuar në buxhetin e këtij viti, mbi bazën e kërkesave që na kanë ardhur nga çdo komunitet apo nga çdo fshat, ne jemi duke ecur dhe të gjitha punët jemi duke i bënë me ndërmarrjet tona tëbashkisë, kemi hequr dorë nga historitë e tenderave dhe blejmë vetëm bazën materiale dhe të gjitha punët bëhen me ndërmarrjet e saj”.

Ai ka theksuar se  me fitoren e 14 majit do tëke një derë të hapur te qeveria dhe te kryeministri për të vazhduar me financimin e shumë projekteve të tjera që janë gati dhe qësigurisht do të vazhdojnë transformimin Fieritdhe njësive administrative.

TV Kombi/