Rreth 60% e popullsisë së bashkisë së Fierit jetojnë në zonat rurale duke bërë që t’i kushtohet një rëndësi e veçantë zhvillimit të jetës së këtyre njësive në aspekte të ndryshme. Ringritja e sistemit të kanaleve vaditëse dhe kulluese në gjithë territorin e bashkisë ka qenë një sfidë më vete për faktin se ky sistem ose ishte jashtë vëmendjes së investimeve prej vitesh me radhë, por edhe degraduar dhe humbur totalisht funksionin e tyre
Përmes mekanikës së ekskavatorëve në të gjithë këtë sistem janë hequr përmbi tre milionë metër kub dhera duke shkuar në pastrimin e rreth dy mijë kilometra kanale vaditëse dhe kullues duke futur kështu në sistem rreth 60 mijë hektarë tokë bujqësore. Si rezultat i këtyre investimeve është bëre e mundur që shumë sipërfaqe bujqësore të njohin vaditjen e tyre pas më shumë se dy dekadash duke dhënë premisa për shtimin e mbjelljes së sipërfaqeve bujqësore dhe garantimin e të ardhurave për fermerët fierakë.
Për bashkinë e Fierit ky është një proces në vijimësi të vazhdueshme duke pasur parasysh që është një sistem që kërkon herë pas here mirëmbajtjen e tyre dhe pse mund të jenë të pastruar para disa vitesh. Model suksesi mund të quhet pa hezitim ndërmarrja e Ujitjes dhe Kullimit pasi në një kohë shumë të shkurtër mundi të realizojë një punë kolosale që, jo vetëm nuk ishte bërë për dekada të tëra, por as mendohej se mund të bëhej ndonjëherë.
Fillimisht arriti të eleminonte dhe minimizonte shumë problematika përmbytjesh si në lumin Gjanica, që ishte kthyer në një ankth për qytetarët, apo të sipërfaqeve të tëra të tokave bujqësore dhe trojeve në zonat rurale.
Në sajë të punës së kësaj ndërmarrjeje në dy mandatet e qeverisës së kryebashkiakut Armando Subashi u bë e mundur kullimi i qindra hektarëve toka bujqësore të zhytura prej vitesh nën ujë dhe ujitjen e qindra të tjerave që ishin lënë djerr pikërisht nga mosujitja dhe inefiçenca./Tv Kombi/