Ballina Vendi Në sajë të investimeve të kryera në dy mandatet e tij si...

Në sajë të investimeve të kryera në dy mandatet e tij si drejtues kryebashkiaku Subashi ka shënuar zhvillim në zonën e Libofshës

1

Libofsha është një nga zonat ku në mënyrë sistematike është punuar për rehabilitimin e sistemit kullues, si në të gjithë territorin e bashkisë së Fierit. Përmes kësaj pune synohet jo thjesht ringritja e të gjithë sistemit të kullimit të tokave bujqësore, por të garantohet rritja e sasisë dhe e cilësisë së prodhimit bujqësor vendas dhe sigurisht ripërtëritjen e bujqësisë, si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të ekonomisë fierake.

Fuqizimi më mjete motorike ekskavatorë bënë të mundur kryerjen e shërbimeve në këtë drejtim në mënyrë të vazhdueshme. Investimet janë kryer në fusha të ndryshme duke krijuar kështu një tablo pozitive të zhvillimit të ekonomisë së banorëve të kësaj njësie administrative. Investimi në kudër të Rilindjes Urbane të rrugës Agim-Ndërnënas-Hasturkas, ishte investimi i parë në bashkinë e Fierit pas 2015 me mbështetjen e qeverisë shqiptare.

Ndërkohë që investimet në sistemin rrugor kanë vazhduar në mënyrë të vazhdueshme duke lidhur fshatrat me qendrën e Libofshës dhe më gjerë duke përdorur si asfaltimin apo rërën bituminoze për të kaluar në asfaltim në një kohë të dytë. Brenda një kohe të shkurtër do të përfundojë një tjetër projekt i realizmit të qendrës së Libofshës në kuadër të projektit të kombëtar të “100 fshatrave”.

Punë e mirë është bërë me shërbimet si pastrimi i mbetjeve urbane, por nga ana e komunitetit kërkohet më shumë ndërgjegjësim që ky investim të ketë një nivel të lartë pastërtie në këto mjedise të reja bashkëkohore. dhe nga ana e komunitetit.

Duke qenë një zonë pranë detit qeveria shqiptare parashikon investimin në rrugën e Semanit, por edhe atë lidhëse me Ardenicën për të krijuar më shumë akses në rritjen e kapaciteteve të bizneseve në këtë drejtim./Tv Kombi