Ballina Lajme Në sajë të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit me qytetarët fierakë ruhet dhe zhvillohet...

Në sajë të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit me qytetarët fierakë ruhet dhe zhvillohet një qytet i pastër dhe i gjelbëruar në çdo stinë

1

Një qytet i pastër, i gjelbëruar në çdo stinë, me drurë dhe lule dekorative, të mbjella e të ruajtur me kujdes dhe me synime për shtime të sipërfaqeve për banorët fierakë përbën tashmë objektivin e punës së përditshme të ndërmarrjes së pastrimit dhe gjelbërimit në bashkinë e qytetit të Fierit. Rezultatet flasim vetë nëse shikon ndryshimet e vërejtura në vitet e fundit ku ka një harmonizim të punës së kësaj ndërmarrje, pse jo edhe me zbatim të teknikave më moderne për të pasur këtë gjelbërim aq shumë të nevojshëm në çdo stinë e tij.

Rituali i punës së ndërmarrjes së Pastrimit dhe Gjelbërimit ne bashkinë e Fier mbetet kujdesi në çdo orar të ditës për pastërtinë e qytetit dhe hapësirave publike të gjelbëruara. Por nëse në një krah kjo ndërmarrje përkushtohet për një mjedis sa më të pastër, plot ngjyra dhe jetë në krahun tjetër mbetet detyrë e qytetarëve të angazhohen për t’i ruajtur dhe kujdesur, që qyteti i tyre të jetë i pastër dhe i gjelbër në çdo cep të territorit. I gjithë ky shërbim në bashkinë e Fierit punon mbështetet në një planifikim të detajuar të synimeve dhe objektivave të bashkisë së Fierit në këtë drejtim.

Pjesa dërrmuese e punonjësve të kësaj ndërmarrje janë gra të cilat të veshura me uniformat e tyre në të gjithë territorin e qytetit të Fierit. Për të shmangur ndotjen e territorit, të rrugëve dhe trotuareve bashkia e Fierit ka të vendosur koshat e vegjël me qëllim që banorët të hedhin mbetet brenda tyre dhe jo në tokë duke ruajtur kështu mjedisin e pastër aq shumë të dëshiruar nga të gjithë.

/Tv Kombi/