Ballina Lajme Politike Në qarkun e Fierit pritet që gara për bashkinë e Fierit të...

Në qarkun e Fierit pritet që gara për bashkinë e Fierit të jetë më e forta ndër bashkitë e tjera. Fieri, Mallakastra dhe Patosi me nga tre kandidatë.

1

 

 

Sot është 14 prilli dita që zyrtarisht shënohet fillimi i fushatës elektorale për zgjedhjet e pushtetit vendor. Në këtë datë ligjërisht mund të zhvillohet pa asnjë pengesë përballja e kandidatëve me zgjedhësit ku ata do të kenë mundësinë të paraqesin programet e tyre, por edhe të marrë kërkesat, vërejtjet e sugjerimet e komunitetit. Një ndër betejat më të forta në gjithë vendit cilësohet dhe gara për bashkinë e Fierit.

Duke iu referuar emrave të kandidaturave që janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë garë zgjedhore bie në sy fakti se nga pesë bashki që ka qarku i Fierit, në tre prej tyre janë në garë po me nga tre kandidatë ai i PS, i PD dhe koalicionit ‘‘Bashkë fitojmë’’.

Në bashkinë e Fierit Armando Subashi – “Partia Socialiste e Shqipërisë” do të përballet me Evdar Kodheli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Eriselda Çelaj – “Partia Demokratike”.

Po tre kandidatë ka edhe në bashkinë e Mallakastrës ku Qerim Ismailaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë do të përballet me Agron Kapllanaj – “Partia Demokratike” dhe Resmi Shanaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ku ditët e fundit ka një ashpërsim të retorikës mes Kapllanajt dhe Shanajt.

E ashpër pritet të zhvillohet dhe gara në bashkinë e Patosit ku të tri kandidatët janë të rinj përballë njeri-tjetrit. Fation Duro – “Partia Socialiste e Shqipërisë” do të përballet në garë me Pranvera Rizaj – Partia Demokratike” dhe Safije Alushaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Ndërsa në bashkinë e Lushnjës Erisleda Sefa – “Partia Socialiste e Shqipërisë” përballet me Eduart Sharka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Në bashkinë Roskovec Erdit Hazizaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë” përballet me kryetaren aktuale të bashkisë Majlinda Bufi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Me dinamikë pritet të zhvillohet përballja në bashkinë e Divjakës në të cilën Josif Gorrea – Partia Socialiste e Shqipërisë” do të përballet me Aurel Malko –

Koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Bashkia Fier 1. Evdar Kodheli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”; 2. Eriselda Çelaj – “Partia Demokratike”; 3. Armando Subashi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Mallakastër 1. Agron Kapllanaj – “Partia Demokratike”; 2. Qerim Ismailaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; 3. Resmi Shanaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Patos 1. Fation Duro – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; 2. Pranvera Rizaj – Partia Demokratike”; 3. Safije Alushaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Lushnjë 1. Erisleda Sefa – “Partia Socialiste e Shqipërisë”; 2. Eduart Sharka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Roskovec 1. Erdit Hazizaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”; 2. Majlinda Bufi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Divjakë 1. Josif Gorrea – Partia Socialiste e Shqipërisë”; 2. Aurel Malko – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

/Tv Kombi/