Ballina Lajme Në mënyrë ceremoniale kryebashkiaku Armando Subashi ndezi dritat e “Pemës së Festave”...

Në mënyrë ceremoniale kryebashkiaku Armando Subashi ndezi dritat e “Pemës së Festave” në qendër të qytetit të Fierit.

1

Qendra e qytetit të Fierit në mbrëmjen e sotme ka veshur atmosferën e festës së ndërrimit të viteve. Një shesh i zbukuruar më së miri, me një bredh në sheshin e madh të qytetit ngrihet i zbukuruar dhe plot ndriçim pema e festave të këtij fundviti.

Është krijuar tashmë një traditë në çdo datë gjashtë të dhjetorit në qendër të qytetit të Fierit të ndizen dritat e “ Pemës së Festave”, që simbolizon ardhjen e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Në mënyrë ceremoniale edhe këtë vit dritat e pemës janë ndezur nga kryebashkiaku Armando Subashi, i shoqëruar nga shumë qytetarë dhe fëmijë të cilët me veshjet e tyre ia shtuan akoma më shumë bukurinë këtij sheshi.

Ashtu si ishte lajmëruar edhe më parë në mbrëmjen e sotme bashkia e Fierit organizoi një koncert festiv me tingujt e zërave të këngëtarëve dhe artistëve të ftuar në këtë eveniment festiv./Tv Kombi/