Ballina Lajme Në kërkim për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet...

Në kërkim për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet 36-vjeçari

0

Një 36 vjeçar është shpallur në kërkim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sipas policisë mësohet se i riu në mars tentoi të transportonte me automjet, kundrejt pagesës, një shtetas të huaj, që ai të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.

Ndër të tjera thuhet se më datë 20.03.2023, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, pas shenjës nga Policia, për ndalimin e automjetit, ai është larguar dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte një shtetas të huaj, kundrejt pagesës, me qëllim që ta ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

“Kapet dhe vihet në pranga një 36-vjeçar i shpallur në kërkim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në muajin mars, 36-vjeçari tentoi të transportonte me automjet, kundrejt pagesës, një shtetas të huaj, që ai të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në infromacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 5, Tiranë, kapën dhe ndaluan 36 vjeçarin, banues në Tiranë.

36-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 20.03.2023, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, pas shenjës nga Policia, për ndalimin e automjetit, ai është larguar dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte një shtetas të huaj, kundrejt pagesës, me qëllim që ta ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.