Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pas ishte shpallur në kërkim për trafik droge në Itali.
Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Abaz Mamo, banues në fshatin Çepeat të Vlorës.
NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet nga strukturat e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Brindisi”.
Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, të DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbështetur dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brindisi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit:
Abaz Mamo, 27 vjeç, banues në fshatin Çepeat, Vlorë.