Ballina Lajme Politike Në garë për bashkitë Tiranë dhe Elbasan, deputetët demokratë dorëzojnë mandatet

Në garë për bashkitë Tiranë dhe Elbasan, deputetët demokratë dorëzojnë mandatet

1

Dy deputetët e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi kanë dorëzuar mandatet e tyre në Kuvend pak më parë. Në këtë mënyrë ata i kanë hapur kështu rrugë kandidimit për kryetar kashkie në zgjedhjet e “14 majit”. Këlliçi do të kandidojë për bashkinë e Tiranës, ndërsa Luçiano Boçi do të kandidojë për bashkinë e Elbasanit.

Boçi do të ketë përballë kryetarin aktual të Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatjan. Ndërkaq, Këlliçi kandidon kundër kryebashkiakut Veliaj.