Në kulmin e sezonit turistik, fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët. Zjarri ka shkaktuar ndotje në ajrin e zonës së Vlorës.
Gjithashtu, djegia e gomave të makinave pranë Fushës së Aviacionit shkaktoi ndotje të mjedisit dhe shqetësim tek banorët.
Sipas informacioneve mendohet se zjarri është vendosur qëllimisht,në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse për shuarjen dhe mospërhapjen e flakëve.