Ballina Lajme Në Fier do të ngrihet një treg si filial i merkatos së...

Në Fier do të ngrihet një treg si filial i merkatos së madhe të fruta-perimeve në Padova, që është një nga tre merkatot më të mëdha në Itali.

5

Një bashkëpunim i ri po shënohet mes bashkisë së Fierit dhe bashkisë së Padovas në Itali. Kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi në kuadër të vizitës së tij në këtë bashki ka shënuar fillesat e një bashkëpunimi tepër të rëndësishëm me këtë bashki.

]Subashi është takuar me kryetarin e Bashkisë së Padovës, Z. Sergio Giordani dhe Drejtorin Ekzekutiv të Mercato AgroAlimentare Padova (MAAP) Z. Maurizio Saia, për të filluar hapat konkrete të ndërtimit të një tregu të madh të fruta-perimeve të tipit frigoriferik në bashkinë e Fierit. Ky treg do të jetë filial i merkatos së madhe të fruta perimeve në Padova, që është një nga tre merkatot më të mëdha në Itali.

Disa nga parametrat e tregut të Padovas: 250 mijë metra katrorë sipërfaqja e përgjithshme, 200 mijë metra kub qeliza frigoriferike,100 mijë metra katrorë zonë e mbuluar, 1500 parkime për automjetet, 42 mijë metra katrorë tregu qendror apo dhe 30 mijë metra katrorë logjistikë.

Finalizimi i këtij projekti dhe i disa projekteve të tjera në fushën e përpunimit të produkteve bujqësore do të hapë një faqe të re për zhvillimin e bujqësisë dhe garantimin e tregjeve në Bashkinë Fier, e jo vetëm. Aktualisht bashkia e Fierit vitet e fundit ka njohur një rritje të prodhimit dhe rendimenti të sektorit të bujqësisë në çdo stinë të vitit. Në këto kushte për të zgjedhur problematikën e tregtimit të sasive të konsiderueshme të prodhimeve bujqësore ndërtimi i një tregu të tillë, do të shënojë një risi në fushën e bujqësisë./Tv Kombi/