Dita Ndërkombëtare e Arsimit e ka gjetur bashkinë e Fierit me një sërë arritjesh në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës arsimore çerdhe, kopshte dhe shkolla të dy niveleve të arsimit parauniversitar. E cilësuar si një nga shtyllat kryesore të punës së bashkisë së Fierit në dy mandatet e qeverisjes së kryebashkiakut Armando Subashi, falë investimeve me të ardhurat e realizuara nga taksat dhe tarifat vendore ashtu dhe nga financimet e qeverisë është bërë e mundur tjetërsimi i gjendjes së trashëguar nga viti 2015.
Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Arsimit, përveç nevojës për të theksuar rëndësinë që ka arsimi për një shoqëri, është e rëndësishme të përmenden përpjekjet, puna e vazhdueshme që është bërë dhe po bëhet për të siguruar një arsim cilësor gjithëpërfshirës, të barabartë në të gjitha nivelet.
Këto ndërhyrje dhe investimeve kanë sjellë një revolucion në institucionet arsimore në të gjithë territorin e bashkisë Fier, si një kontribut thelbësor në zhvillimin e qëndrueshëm të arsimit. Edhe pse janë shënuar arritje të prekshme përsëri përpjekjet dhe puna vazhdon për plotësimin e çdo nevoje që i duhet këtij tempulli të edukimit të brezit të ri, për një të ardhme të garantuar.
Dita Ndërkombëtare e Arsimit është një ditë e përvitshme ndërkombëtare kushtuar arsimit e cila shënohet më datën 24 janar të çdo viti. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në takimin e saj të mbajtur më 3 dhjetor të vitit 2018, ka shpallur 24 janarin si Ditë Ndërkombëtare të Arsimit duke përkujtuar rolin që luan arsimi për paqen, përparimin dhe zhvillimin global, si dhe duke riafirmuar me këtë rast edhe faktin se “Arsimi është një e drejtë njerëzore, një e mirë publike dhe një përgjegjësi kolektive.”
Qëllimi i tjetër i caktimit të ditës kushtuar arsimit në nivelin ndërkombëtar është që të tërheq vëmendjen e qeverive dhe popujve për rolin dhe rëndësinë që luan arsimi si njëri ndër mjetet më të përshtatshme për të shpëtuar nga varfëria