Ballina Lajme Në bashkëbisedimin në zonën bregdetare të Darëzezës kryetari i bashkisë së Fierit...

Në bashkëbisedimin në zonën bregdetare të Darëzezës kryetari i bashkisë së Fierit ka prezantuar vizionin e pushtetit vendor lidhur me zhvillimin e turizmit në këtë zonë, por dhe më gjerë

1

Përmes një materiali viziv është prezantuar çfarë synohet të arrihet në këtë drejtim. Duke iu referuar frekuentimit të këtij plazhi jo vetëm nga pushuesit fierakë por dhe më gjërë kryetari Subashi ka pohuar se ka ardhur koha për t’i kthyer sytë nga ky bregdet fantastik. “Lajmi i mirë është që kemi një interesim konkret nga kompani italiane të cilët në bashkëpunim dhe me pronarët e tokave që janë këtu janë duke hartuar një projekt ambicioz që padyshim do ta vendosnin Fierin dhe gjithë këtë plazh të mrekullueshëm në ballë të gjithë vijave bregdetare që ka sot Shqipëria” pohoi gjatë fjalës së tij prezantuese kryebashkiaku Subashi. Mos prekja e zonës nga ndërtimet pa leje jep mundësinë që përmes një masterplani, studimi të mirëmenduar të bëhet gjëja e duhur, theksoi ai, për të mos gabuar siç është gabuar në gjithë territorin e Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij kryebashkiaku Armando Subashi nuk la pa përmendur pasuritë turistike të zonës ku si simbol ka veçuar Apoloninë, për të vazhduar me Manastirin e Ardenicës, Manastirin e Shën Kozmait, me një nga vendbanimet ilire Gurët e Zezë në Cakran, apo dhe sërë ndërtimesh kishtare që datojnë të ndërtuara nga viti 1700 të cilat po të mblidhen në një paketë të vetme turistike do të ishte një destinacion i lakmueshëm për të gjithë turistët jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj. Subashi ka theksuar se nuk mjafton vetëm Apolonia për të pasur turizmin si një shtyllë të fuqishme të zhvillimit ekonomik. Duke shprehur kënaqësinë për praninë e kryeministrit Edi Rama në këtë takim, kryebashkiaku Subashi ka shprehur besimin se vëmendja do të përqëndrohet në këtë bregdet, në drejtim të zhvillimit të turizmit rajonal i bashkëshoqëruar me investime në infrastrukturë.