Ballina Vendi Në 24 orët e fundit,regjistrohen 1326 të infektuar me koronavirus dhe asnjë...

Në 24 orët e fundit,regjistrohen 1326 të infektuar me koronavirus dhe asnjë humbje jete

1

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 1326 të infektuar me koronavirus. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 3149 testime të kryera, pozitivë për Covid-19 rezultuan 574 qytetarë në Tiranë, 100 në Durrës, 61 në Vlorë, 60 në Shkodër, 49 në Berat, 48 në Fier, 43 në Lushnje, 36 në Sarandë, 34 në Lezhë, 27 në Krujë, 23 në Kamëz, 21 në Elbasan, 19 në Gjirokastër, nga 18 qytetarë në Kurbin, Korçë, 17 në Kuçovë, 16 në Kavajë, 14 në Patos, nga 12 qytetarë në Divjakë, Mallakastër, Dimal, nga 11 qytetarë në Dibër, Gramsh, 9 në Himarë, nga 8 qytetarë në Vau i Dejës, Roskovec, 7 në Shijak, nga 6 qytetarë në Tepelenë, Skrapar, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Mirditë, nga 4 qytetarë në Vorë, Poliçan, 3 në Tropojë, nga 2 qytetarë në Pukë, Mat, Klos, Selenicë, Devoll, Kolonjë, nga 1 qytetar në Kukës, Has, Delvinë, Përmet, Këlcyrë, Maliq, Belsh, Librazhd.

Kurse, aktualisht janë 9,270 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Në spitalin COVID-3 bëhet e ditur se po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 986 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 282,456 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 1326
Të shëruar në 24 orë 986
Të shtruar në spitale 32
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3149

Testime totale 1,882,278
Raste pozitive 295,243
Raste të shëruara 282,456
Raste Aktive 9,270
Humbje jete 3,517

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,406
Durrës 831
Fier 685
Vlorë 510
Shkodër 395
Berat 387
Elbasan 286
Gjirokastër 224
Lezhë 223
Korçë 165
Dibër 103
Kukës 55