Ballina Lajme Ndryshon Kodi Rrugor/ Nga shpejtësia në autostradë 130 km/orë deri te zgjatja...

Ndryshon Kodi Rrugor/ Nga shpejtësia në autostradë 130 km/orë deri te zgjatja e patentës

1

Zyrtarisht shpejtësia e lejuar në autostradat shqiptare vendoset deri në 130 km/orë. Me asnjë votë kundër u miratua në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin këtë të martë vendimi për ndryshimin e shpejtësisë në autostrada.

Ky vendim ishte një ndër pikat e propozuara për ndryshim në Kodin Rrugor nga një grup deputetësh të Partisë Demoktratike. Shpejtësia e lejuar në autostrada deri më sot ka qenë në kufirin 110 km/orë.

Sipas deputetëve por dhe ekspertëve të sigurisë rrugore në komision, autostradat në Shqipëri I kanë kushtet për lëvizjen e automjeteve në këtë nivel shpejtësie. Për qytetarët deri në 70 vjeç do t’u lejohet mbajtja e patentës.

Ky vendim bëri që kohëzgjatja të ndryshohet nga mosha 65 vjeç deri në 70 vjeç. Ndër vendimet e tjera të miratuara në këtë komision është dhe lejimi i mbajtjes së dy patentave.

Kushdo qytetar shqiptar që zotëron një patentë të huaj të mos i hiqet e drejta për të mbajtur dhe atë të vendit të lindjes. Në komision u diskutua dhe evidentimi i monopatinave në autostrada dhe rrugët interubane. Deputetët sugjeruan që të vendosen rregulla për këta udhëtar.