Ashtu si Edi Rama, sekretari organizativ i PS Blendi Klosi tha se ndryshimet në qeveri që u njoftuan ditën e sotme Vijnë në kuadër të zhvillimeve të reja për vendin tonë. Duke qenë se janë vënë në vijë punët për rindërtimin pas tërmetit të nëntorit 2019, prioriteti i qeverisë është sfida me krizën e energjisë dhe çelja e negociatave. Këto i cilësoi arsyet e ndryshimeve në intervistën në Report Tv për emisionin “5 pyetjet Ilir Babaramo”.
Sot u Belinda Balluku do të jetë numri 2 i qeverisë duke larguar nga ky post Arben Ahmetajn si dhe emëroi si kryenegociatore Majlinda Dhukën, një profil i lartë teknik, në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Zef Mazi. Për shkarkimin e Ahmetajt tha se nuk ka lidhje hetimi i SPAK për inceneratorët. Klosi shtoi se kjo është punë normale e një shteti që ndjek prioritetet e tij dhe kërkohet riorganizim në mënyrë që të mos çedojë puna.
“Kryeministri e shpjegoi qartë se ajo cfarë bëmë me përballimin e krizës së tërmetit nga dita e parë hyri në një fazë që gjërat janë vënë në vijë. Të gjithë kryetarët e bashkive raportuan për një përfundim të aksionit të madh qeveritar në harkun kohor të pak muajve dhe kryeministri përcakton 2 sfida shumë të vështira për qeverinë, si energjia dhe duhet të përballemi me këtë dhe pas hapjes së negociatave, tani nuk kemi një pritje por një punë të madhe që duhet bërë nga çdo sektor për të raportuar në kuadër të përafrimit. Këto 2 prioritete i dhanë orientimin e ri që të shkojnë në këto drejtime. Kjo është punë normale e një shteti që ndjek prioritetet e tij ndaj kërkohet riorganizim”, tha Klosi duke thënë se ndryshimet nuk kanë të bëjnë me asnjë hetim të SPAK për inceneratorët.
“Ka vend për zvogëlimin e numrit të bashkive. Ndarja do të ishte negative për komunitetin ku ndodh. E mira kolektive është që bashkimi bën vetëm mirë dhe një bashki e madhe e menaxhon më mirë territorin. Nuk e di pse opozita thotë se duhet të ketë më shumë bashki”, tha Klosi.