Ballina Lajme Ndryshime në qeveri, lirohet nga detyra zv.ministrja e Bujqësisë, ja kush e...

Ndryshime në qeveri, lirohet nga detyra zv.ministrja e Bujqësisë, ja kush e zëvendëson

1

Pas mbledhjes së sotme të qeverisë janë bërë e dije edhe vendimet e marra.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Ermira Gjeçi, zëvendësministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është liruar nga kjo detyrë.

Në postin e saj është emëruar Arian Jaupllari.

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Ermira Gjeçi, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.