Ballina Bota Ndodh në SHBA/ Shkencëtarët ndërtojnë kamerën më të madhe dixhitale në botë

    Ndodh në SHBA/ Shkencëtarët ndërtojnë kamerën më të madhe dixhitale në botë

    22

    Pas dy dekadash punë, shkencëtarët dhe inxhinierët e Stanfordit në Laboratorin Kombëtar SLAC të Departamentit të Energjisë, SHBA, po festojnë përfundimin e kamerës dixhitale më të madhe të ndërtuar ndonjëherë.

    Shkencëtarët e SLAC thonë se kamera e Trashëgimisë së Hapësirës dhe Kohës (LSST) ka përafërsisht madhësinë e një veture dhe peshon rreth 3 ton.

     

    Lentja e përparme e saj vlerësohet të jetë afro 1 metër e gjerë dhe është lentja më e madhe e krijuar ndonjëherë.

    Sipas shkencëtarëve, rezolucioni i kamerës është aq i lartë sa do të duheshin qindra televizorë me rezolucion të lartë për të shfaqur vetëm një nga imazhet e saj në madhësinë e plotë.

    ‘Imazhet e saj janë aq të detajuara sa mund të kap një top golfi nga 24 kilometra larg, ndërsa mbulon një pjesë të qiellit shtatë herë më të gjerë se hëna e plotë’, tha profesori Aaron Roodman.

    ‘Këto imazhe do të ndihmojnë në zbulimin e sekreteve të universit’, shtoi Roodman.