Ballina Lajme Politike Ndizen motorët e zgjedhjeve 2025, PS mbledh Kongresin! Nikolla krah Ramës, Xhafaj:...

Ndizen motorët e zgjedhjeve 2025, PS mbledh Kongresin! Nikolla krah Ramës, Xhafaj: Komisioni ‘Antikorrupsion’ nuk cënon reformën në drejtësi

8

Partia Socialiste mbledh Kongresin! Kryeministri Edi Rama do të prezantojë platformën për përzgjedhjen e deputetëve, që do të jenë ekipi garues për mandatin 4-t qeverisës. Mbetet për tu parë nëse kryeministri do të thotë emrin e pasueses së Lindita Nikollës. Votohet Asambleja e re
Tirane- Socialistët mbajnë sot Kongresin Zgjedhor, në fokus të të cilit, do të jenë jo vetëm punët e partisë, por edhe sfidat për të çuar përpara qeverisjen pas 11 vitesh në pushtet.  Kryeministri Edi Rama do të prezantojë platformën për përzgjedhjen e deputetëve, që do të jenë ekipi garues për mandatin 4-t qeverisës, ndësa 1330 delegatë do të zgjedhin 156 anëtarë të Asamblesë, nga 350 që ka ky forum, ku një pjesë zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që mbajnë në nivel qendror dhe atë lokal.

Në hyrje të Pallatit të Kongreseve, Kryeministrit Edi Rama u prit nga sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ndërsa në sallë krah tij ishin ulur, tashmë dy ish kryetarë të Parlamentit, Lindita Nikolla – e cila dha dorëheqjen 2 ditë më parë dhe Gramoz Ruçi, i cili drejtoi kuvendin në legjislaturën e kaluar.  Forumi më i lartë drejtues nisi punimet në orën 11:10 me fjaliminin e një përfaqësueseje pjesë e Akademisë Politike.