Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar për 2 raste zjarrvënie, në Lukovë dhe Shënvasil.
Konkretisht është vënë në pranga, 56-vjeçari me iniciale K.D., i cili në fshatin Lukovë ka ndezur zjarr për djegien e barishteve dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me ullinj, një sipërfaqe pylli dhe 15 koshere bletësh në pronësi të tij.
Gjithashtu, është arrestuar 37-vjeçari me iniciale D.Sh., i cili ka ndezur barishte në fshatin Shënvasil dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al