Kryeministri Rama po zhvillon një bashkwbisedim me qytetarwt nw Facebook.
I pyetur “Sot t’i zuri syri pallatet?”, Rama tha: Ndërtimet pa leje kanë qenë kanceri i këtij vendi, nuk janë më. Ka ndërtime pa leje nuk diskutohet. Por po të vijmë te katet pa leje, abuzim mbi lejen e ndërtimin e kemi ulur 10 fish. Po të bëheshin gjërat sa hap e mbyll sytë, nuk do kishte ardhur nevoja të ndryshonin kaq qeveri dhe të më vinte radha mua këtu. As do t’i vinte radha të tjerëve që do vijnë mbrapa. E vërteta është që sot jemi në kushte kur duhet t’i japim një goditje përfundimtare këtij fenomeni kaq të shëmtuar.
Kjo është një luftë që nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Spanja e ka pasur këtë problem shumë vite më parë. ky është një problem që kërkon një zgjidhje. Për sa kohë ky sistem drejtësie nuk është akoma i pastruar plotësisht jemi të destinuar të turpërohemi.