62-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e Vlorës
Raportohet se 62-vjeçari i aksidentuar ditën e djeshme në Vlorë ka humbur jetën në spitalin e Traumës.
Policia ka njoftuar se 62-vjeçari me iniciale P.M u aksidentua nga 27-vjeçarja me iniciale E.Ll në vendin e quajtur “Ish-Kinema Ali Demi”.
62-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e Vlorës, por nuk mundi të mbijetonte. Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesen e mjetit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen E. Ll., 27 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Ish-kinema Ali Demi”, Vlorë, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin P. M., 62 vjeç, i cili ka humbur jetën më pas, në spitalin e Traumës, Tiranë.