Shkodër- Ka ndërruar jetë në spital Pjetër Kola, 44 vjeç i cili u qëllua me armë zjarri në orët e para të mbrëmjes.
Rreth orës 18:00 Pjetër Kola nga Lezha u paraqit në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës për ndihmë mjekësore. Ai ishte i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në fshatin Qafë Çelë, Pukë.
Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore më të specializuar. Por me gjithë ndihmën e marrë. ai ndërroi jetë.
Për rastin çshtë ngritur menjëherë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.