Ballina Lajme Ndërron jetë Mjeshtri i Madh i baletit shqiptar, Albert Janku

Ndërron jetë Mjeshtri i Madh i baletit shqiptar, Albert Janku

2

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, Albert Janku, një ndër solistët e parë të baletit shqiptar. Lajmin e ka konfirmuar Teatri i Kombëtar i Operas dhe Baltetit, në një mesazh në “Facebook”.

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi për ndarjen nga jeta, në moshën 83 – vjeçare, të një nga figurave më të spikatura të Baletit, “Artistit të Merituar” Albert Janku. Një ndër solistët e parë të baletit shqiptar, i cili ka zënë një vend të rëndësishëm nderi në jetën artistike dhe në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit”-shkruan Teatri i Operas.

Janku nisi karrierën në vitin 1955 si kërcimtar e si solist i baletit dhe për 40 vite me radhë i dhuroi skenës shqiptare me dhjetëra role.

Ai ka spikatur në rolet në baletet kombëtare si atë të Jonuz Bruges në baletin “Bijtë e Peshkatarit”, të komisarit në baletin “Fatosi Partizan” të Benit në rapsodinë koreografike “Historia e një kënge”, atë te Bektash Agës në baletin “Halili dhe Hajria”, të Don Markut në baletin “Cuca e Maleve”.

Albert Janku ka qenë interpretues i shumë roleve edhe në baletet e huaja të vëna në skenë nga Teatri i Operas dhe Baletit si në baletin “Francesca da Rimini”, baletin “Lola”, “Fadeda”, “Zhurale”, “Laurencia”, “Don Kishoti” etj.

Janku është nderuar me titullin “Artist i Merituar.