Ikona e Hollywood, Raquel Welch, e cila u bë një seks simbol ndërkombëtar në vitet 1960, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Welch ndërroi jetë këtë të mërkurë në mëngjes pas një sëmundjeje, sipas menaxherit të saj.
Ajo fitoi një çmim Golden Globe për performancën e saj në 1974 në “The Three Musketeers” dhe u nominua përsëri në 1987 për filmin “Right to Die”. Amerikania u vlerësua shpesh se theu “kallëpin” e heroinave moderne të aksionit në filmat e Hollivudit.
Ajo u bë e famshme me rolet e njëpasnjëshme në filmat e vitit 1966, “Fantastic Voyage” dhe “One Million Years BC”. Welch kishte vetëm disa fjalë tek ky i fundit, por fotot promovuese të saj të veshura me bikini prej lëkure dreri e shndërruan atë në një vajzë ikonë të epokës.
Welch trajtoi imazhin e saj në librin e saj, “Raquel: Përtej dekoltesë”, në të cilën foli për fëmijërinë e saj, problemet e saj të hershme të karrierës si nënë beqare në Hollywood dhe pse nuk gënjeu kurrë për moshën e saj. Ajo la pas dy fëmijë. ©LAPSI.al