Ballina Lajme Ndërron jetë fëmija 2-vjeç, reagon e ëma: Vdiq nga uria, babai i...

Ndërron jetë fëmija 2-vjeç, reagon e ëma: Vdiq nga uria, babai i tij i kishte hequr ushqimet nga vendet ku ai mund t’i arrinte

63

Ai ishte shumë i vogël për të hapur frigoriferin dhe për të marrë ushqim brenda”, tha nëna e 2-vjeçarit. Bronson Battersby nga Britania e Madhe, i cili vdiq nga uria pranë babait të tij të vdekur, i cili pësoi një atak në zemër.

Duke numëruar rastësitë tragjike, nëna e vogëlushit fatkeq tha se djali i saj nuk ka gjetur dot asnjë nga ushqimet që hante, pasi babai i tij i kishte hequr nga vendet ku ai mund t’i arrinte, në mënyrë që fëmija të mos i merrte i vetëm.

“Jam e sigurt që fëmija im ishte i uritur, ai po përpiqej të hapte frigoriferin për të marrë ushqim, por ishte lart dhe nuk mund ta arrinte”, tha e dëshpëruar nëna e Brosnon-it, Sarah Piesse. “Babai i tij i kishte zhvendosur të gjitha ushqimet më lart, kështu që nuk mund t’i merrte pa pyetur. Tani gjithçka që mund të mendoj është që fëmija im të jetë i uritur, të përpiqet t’i marrë ato dhe të mos jetë në gjendje. Unë nuk mund ta përballoj këtë. Ishte shumë afër hapjes së frigoriferit, por nuk mjaftoi. Dhe Kenny ishte atje në dysheme. Mund të lutem vetëm që ai mendoi se babai i tij ishte në gjumë”, shtoi ajo.

Little Branson Battersby u gjet i vdekur më 9 janar. Pranë tij ishte i vdekur babai i tij, Kenneth, 60 vjeç, i cili pësoi një atak në zemër në shtëpinë e tij në Skegness, Anglia veriore mediave të huaja.

Një zëdhënës i Këshillit të Qarkut Lincolnshire tha se policia ishte lajmëruar dy herë nga një punonjës social i cili shkoi në shtëpi, por nuk iu përgjigj. Herën e parë, më 2 janar, ajo nuk mundi të hynte në shtëpi dhe kontaktoi policinë duke kërkuar adresa të tjera ku mund të ishte fëmija. Dy ditë më vonë, më 4 janar, ajo shkoi sërish në shtëpi, edhe pse kjo nuk pritej. Përsëri nuk mori përgjigje dhe njoftoi policinë.

Duke mos gjetur asnjë përgjigje, punonjësi social më në fund kontaktoi pronarin e shtëpisë, i cili i dha lejen për të hyrë në 9 janar. Më pas u bë zbulimi makabër.