Ballina Lajme Ndërron jetë bashkëshortja e Reshat Arbanës

Ndërron jetë bashkëshortja e Reshat Arbanës

39

Ikonat e filmit dhe teatrit shqiptar, Reshat Arbana ka humbur sot bashkëshorten e tij Afërditën.

Lajmin e trishtë e ka dhënë ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, mik prej më shumë se 3 dekadash i familjes.

 

Mësohet se shkak për ndarjen nga jeta në moshën 79-vjeçare të Afërditës është bërë një sëmundje e rëndë nga e cila ajo vuante prej vitesh.

“Është ndarë nga kjo shtëpi “Lisi”, dera, tavolina, pasqyra, dritarja, çatia, kasaforta, mirësia e Reshat Arbanës që është bashkëshortja e tij Drita dhe zemra e familjes dhe e te gjithë neve, miqve të kësaj shtepie.

Teta Drita është ndarë sot nga kjo botë pas një sëmundje të rëndë. Deri sa ish pa rënduar gjendja e saj shëndetësore, jemi takuar, kemi ndejtur, folur e qeshur pa i rënë në sy.

Por, në ditët e fundit, nuk gjenim forcën ta takonim as unë, as Mira e as fëmijët e mij, sepse e kemi dashur shumë fort Dritën,” shkruan Hajdari ndër të tjera në mediet sociale.