Ballina Lajme Ndërmarrja e Gjelbërimit në bashkinë e Fierit ka filluar kujdesin stinor për...

Ndërmarrja e Gjelbërimit në bashkinë e Fierit ka filluar kujdesin stinor për sipërfaqet e gjelbëruara.

1

E cilësuar si koha ideale për të kryer krasitjen e pemëve dekorative Ndërmarrja e Gjelbërit në Fierit ka filluar punën për mbajtjen në gjendje sa më të mirë të drurëve dekorative dhe sipërfaqeve të gjelbëruara. Ky aktivitet është shtrirë sa nga qendra e qytetit deri në periferi të saj, në ato mjedise, që tashmë kanë njohur investime të konsiderueshme.

Tashmë në Fieri janë krijuar parqe dhe sheshe pushimi të gjelbëruara, por kujdesi ndaj tyre rrit mundësinë për të ruajtur atë investim që është kryer ndër vite. Edhe vetë qytetarët fierakë e cilësojnë këtë mirëmbajtje në këtë vjeshtë të vonë si një punë e mirë e bashkisë së fierit.

Qytetarët pohojnë që kjo krasitje është e nevojshme, sepse tani pemët përgatiten për stinën e pranverës dhe çelin sythe të rinj. Rigjenerimi i pemëve dekorative është një proces që kryhet ose në këtë periudhe ose në prag të ardhjes së pranverës.

Në këtë periudhë punonjësit e Ndërmarrjes së Gjelbërimit kryejnë procesin e dhënies së formës së drunjtëve dekorativ, kurorës së tyre, prerja e degëve të thara dhe të thyera. E gjitha kjo bëhet në drejtimin e ruajtjes së gjendjes së përgjithshme shëndetësore të vet bimës./Tv Kombi/