Ballina Lajme “Ndërkombëtarët ta njohin si Kosova dhe jo Kosovo”, Dua Lipa mbështet fjalimin...

“Ndërkombëtarët ta njohin si Kosova dhe jo Kosovo”, Dua Lipa mbështet fjalimin e Ramës në KiE.

2

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa ka shpërndarë fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Europës ku u kërkoi institucioneve ndërkombëtare që Kosova të njihet me emrin e saj të vërtetë Republika e Kosovës dhe jo Kosovo.

Krahas postimit të videos, Dua Lipa ka shkruar gjithashtu që për Kosovës të liberalizohen vizat dhe njerëzit të jenë të lirë të lëvizin.

“Më lër të lirë, liberalizimi i vizave”, shkruan Dua Lipa.

Kryeministrit Edi Rama në fjalimin e tij në Asamblenë e Këshillit Europian për rrëzimin e rezolutës së Dick Martyt, e cilësoi këtë raport si “fake news” më të tmerrshëm të shpërndarë që po përbalt luftën e denjët për liri të drejtuesve të UÇK-së.

Fjalimi i Ramës la shumë ndërkombëtarë të ‘revoltuar’ të cilët nuk pranuan të merrnin pjesë në ceremoninë pritëse që Shqipëria zhvilloi pas mbledhjes në KiE në Strasburg, ndonëse e kishin konfirmuar më parë praninë e tyre.

 “Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg, megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit, ishte arsyeja. E mirëkuptueshme”, shkruan Rama.

/rtsh.al/