Ballina Lajme Ndërhyrja tek dentisti/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: 3-vjeçari vdiq nga mbidoza e anestezisë

Ndërhyrja tek dentisti/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: 3-vjeçari vdiq nga mbidoza e anestezisë

34

3-vjeçari Brian Spahiu, i cili vdiq pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për dhëmbët në klinikën e mjekut, Roland Xhaxho, referuar ekspertizës mjeko-ligjore, ka humbur jetën pasi anestezia i ka sjellë isuficencë multiorganore.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore të siguruara nga Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, “shenjat e shpimeve mjekësore të vërejtura në trupin e Brian Spahiut janë pasojë e manipulimeve mjekësore”.

“Mbetja e vjetër e plagës e vërejtur në lëkuren e gjoksit është pasojë e ndërhyrjes kirurgjikale”, thuhet mes të tjerash në ekspertizë.

Brian Spahiu u dërgua nga familjarët e tij në datën 28 Shtator në spital për t’i rregulluar dhëmbët. Ndërhyrja do të bëhej me anestezi totale. Në darkë ai ka shfaqur komplikacione dhe dy ditë më vonë humbi jetën në QSUT.

Ekspertiza mjeko-ligjore:

Në trupin e kufomës së shtetasit Brian Spahiu nga kqyrja e jashtme u konstatua një mbetje plage kirurgjikale në lëkurën e gjoksit, si edhe shenja shpimesh mjekësore me ekimoza përreth tyre në lëkurën e ballit, gjoksit, barkut dhe gjymtyrëve me karakteristikat e pershkuara në akt. Nga kqyrja e brendeshme dhe ekzaminimi histopatologjik u konstatua edeme e shprehur e trurit, stazë dhe ekstravazat eritrocitar, ishemi akute miokardi, edeme intersticiale dhe ekstravazat eritrocitar me miokard die perikard. Atelektaz e shprehur pulmonare, ekstravazat eritrocitar intersticial me elemente mononukleare, me zona pneumoragjie intersticiale, edeme e mushkërive. Nekrozë centrolobulare hepatike. Me ekstravazatë eritrocitare, elementë dhe infiltrate mononukleare të shprehur në hapësirën porto-biliare, edeme intersticiumi. Infiltrim hemoragjik i cipave seroze. Prania e gjakut të lëngshëm dhe koagulave në zgavrën e barkut.

2-Shenjat e shpimeve mjekësore me ekimoza përreth tyre, të vërejtura në trupin e shtetasit Brian Spahiu janë pasojë e manipulimeve mjekësore. Mbetja e vjetër e plagës e vërejtur në lëkuren e gjoksit është pasojë e ndërhyrjes kirurgjikale.

3-Shkaku i vdekjes së shtetasit Brian Spahiu ka qenë dhënia e lëndës anestetike që ka sjellë vuajtjen qelizore të thelle me mekanizmin e insuficiencës multiorganore të parikthyeshme./tvklan.al