Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh ngushëllimi, pas ndarjes nga jeta të simbolit të valles shqiptare, Liliana (Lili) Cingu. Në një postim në Facebook, teksa ka publikuar një foto të valltares, Rama shkruan se ikja e saj, lë zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare.
“Lamtumirë! Ikja e Lili Cingut lë zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare. U prehtë në paqe!”, shkruan Rama.
Liliana (Lili) Cingu u nda nga jeta këtë të hënë (5 shkurt) në moshën 70-vjeçare. Për meritat dhe vlerat e saj si një nga yjet skenës shqiptare, ajo është vlerësuar edhe me çmimin e lartë “Nder i Kombit”.
Cingu ka një karrierë të gjatë si valltarja kryesore e Teatrit të Operas dhe Baletit, veçanërisht në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore.
/rtsh.al/