Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë ” Erdit Hazizaj është takuar me banorët e Vidhishtës në të cilin bashkëbisedoi me banorët për shumë çështje që ata i kanë nevojë imediate në jetën e tyre të përditshme.
Në fjalë e tij para banorëve kandidati Hazizaj deklaroi:
“Dëshiroj që në krye të fjalës time, t’u falenderoj nga zemra për këtë pjesëmarrje të jashtëzakonshme në këtë takim të sotëm që simbolizon dhe fillimin e fushatës tonë elektorale. Marshimin tonë pa ndalim drejt fitores së zgjedhjeve të 14 majit.”
Ai ka falenderuar banorët nga zemra për mbështetjen e madhe që kanë dhënë gjatë takimeve që kanë zhvilluar përgjatë këtyre javëve.
Në çdo shtrëngim duarsh, në çdo shikim që hasim, në çdo bisede që kemi zhvilluar, dëshira për ndryshim është e jashtëzakonshme.
“Rrugës tonë drejt fitores i bashkohen çdo ditë e më shumë qytetarë të çdo moshe e të çdo kahu politik dhe Jam i bindur që kjo frymë do të na ndjek përgjatë gjithë rrugëtimit tonë për t’i kthyer dinjitetin qytetit, krenarinë qytetarëve, për fitoren tonë të bukur dhe të thellë të Bashkisë Roskovec.
Qytetari dhe familja do të jetë në qendër të vendimarrjes politike.
Mbështetja e gjerë popullore na ngarkon me një përgjegjësi edhe më të madhe për sfidat e mëdhaja të qytetit, për ta bërë atë më të jetueshëm dhe për ta kthyer Bashkinë dhe administratën në shërbëtore të qyterarve, pa asnjë dallim!
Kjo është ajo çfarë presin qytetarët dhe kjo është ajo që do t’i ofrojmë” është shprehur ai.
Kandidati Hazizaj është ndalur në problematikat reale të sektorit të
bujqësisë e cila përjeton periudhën më të veshtirë të saj në këto në këto dhjetë vitet e fundit
“Zona të tëra rurale janë zbrazur nga rinia që ka emigruar pa kthim dhe ky fenomen i largimimit të popullates rurale ka cuar në rritjen e moshës mesatare të fermerëve dhe zbehjen e ardhmerisë të këtij sektori jetik.
Ne shume zona te Bashkise infrastruktura rrugore le shume per te deshiruar. Shume rruge kryesore apo rruge lagje jane lene ne meshire te fatit dhe ne kete kohe shofim asphalt elektoral
Furnizimi me ujë i popullsisë dhe funksionimi i rrjetit te kanalizimeve eshte nje problem tjeter kryesor, i cili nuk mjafton ose mungon fare nëpër fshatra.
Me krenari e them se programi qe ne kemi bere eshte më i miri dhe më ambicioz që i është prezantuar qytetarëve që jetojnë në Bashkinë Roskovec.” ka evidentuar këto probleme kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Erdit Hazizaj. Ndërkohë që në lidhje me funksionimin e institucionit të bashkisë ka premtuar :”Bashkia e së nesërmes e drejtuar prej nesh do të angazhohet fuqimisht në nxitjen dhe integrimin e të gjithë kapitalit tonë natyror dhe njerëzor, i cili do të synojë të vërë në lëvizje një ingranazh të pashfrytëzuar, duke filluar nga biznesi, arsimi, bujqesia, blegtoria dhe fruti kultura.
Ky qytet do të zgjohet nga ky gjumë letargjik që është vënë nga politika. Ky qytet do të jetojë më në fund”./ TV Kombi